TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e bashkisë Përrenjas Miranda Rira u ka bërë thirrje publike kryeministrit Edi Rama, prefektit të Elbasanit si dhe Këshillit të ministrave që të shpërndahet këshilli bashkiak i bashkisë së Përrenjasit pas bllokimit të buxhetit.
Kryetarja e bashkisë u shpreh se nga bllokimi i buxhetit sipas saj me urdhër të deputeteve të PS janë mbyllur kopshtet dhe çerdhet.
“Bllokimi i buxhetit në bashkinë Përrenjas vjen nga keqdashja e deputetëve të PS Taulant Balla dhe Nure Belba te cilët kanë bërë presion këshilltarëve të PS për mos miratim të buxhetit.
Gjendemi në një situatë kritike që na detyron t’i vëmë kyçin çerdheve kopshteve dhe Bashkisë. Gjithçka është sajesë politike për të bllokuar bashkinë Përrenjas që qeveriset nga LSI”- tha thënë Rira.