AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 13:32

Shqiptari arratiset nga makina e policisë, kapet përsëri

Shqiptari arratiset nga makina e policisë, kapet përsëri

Një shqiptar dhe dy të arrestuar të tjerë kanë arritur të arratisen nga makina e policisë. Mediat greke që publikojnë lajmin shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Athinë.

Të arrestuarit, mes të cilëve edhe një shqiptar, por që nuk i bëhet me dije emri, po transportoheshin me makine policie, pasi ishin ndaluar.

Ishte momenti kur makina e policisë ndaloi në semafor, në kryqëzim dhe në rrethana që ende mbetet për hetim, të tre të arrestuarit arritën të largoheshin me vrap.

Policia u vu në kërkim, dhe pas pak kohesh shqiptari dhe një tjetër u kapën, ndërkohë që i arrestuari grek kishte mundur të fshihej dhe është ende në kërkim.