TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është marrë ne pyetje nga oficeri i policisë gjyqësorë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderat në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër.
Sakaq, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje edhe Petrit Vasilit për të dëshmuar sot në orën 14:00, por deri më tani ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht kreu i grupit parlamentar të LSI-s♪ nuk është paraqitur.
Kujtojmë se disa javë më parë, u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pas dyshimeve për abuzim me pesë tendera të dhënë në periudhën 2016-2017.
Për drejtorin Ekonomik Aurel Lamçe dhe specialistin e IT Arlind Alikajn gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish sekretaren e Përgjithshme në MD. Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për specialistin tjetër të IT Lusien Ali, i shpallur në kërkim. Për 8 zyrtarë të tjerë, u caktua masa “detyrim paraqitje”.
Sipas prokurorisë hetimet janë shtrirë në 5 tendera si: Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative, Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale, Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar, Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës, Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit.
Hetimet kanë zbuluar faktin se përmes shpërdorimit të detyrës, zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar. Në fokusin e prokurorisë ishin funksionarët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit te kontratave. Tenderat janë zhvilluara në kohën kur Ministrinë e Drejtësisë e drejtuan Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.