AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 14:57

Prokurorja e njohur, Elisabeta Imeraj, aplikon për të qenë pjesë e SPAK-ut

Prokurorja e njohur, Elisabeta Imeraj, aplikon për të qenë

Prokurorja e njohur, Elisabeta Imeraj, është në garë për një vend në SPAK - Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Elisabeta Imeraj është aktualisht, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles se Parë për Krime të Renda. Deri tani në listën e kandidatëve për të qenë pjesë e SPAK-ut janë 23 prokurorë. Për këtë pozicion mund të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë pasur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit. Më pas do zgjidhen prokurorët me kriteret më të mira. Elisabeta Imeraj ka hetuar disa nga çështjet më të nxehta në vend, përfshirë edhe dosjen për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për të cilin kërkonte heqjen e imunitetit për ta arrestuar.  Prokurorja Imeraj ka nisur punë si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2004, më vonë është emëruar në prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda. Imeraj, nëna e dy fëmijëve, është diplomuar për drejtësi në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë e më pas ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004. /TPZ.AL/