AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 14:22

Skandali me tenderat, merret në pyetje ish-ministri

Prokuroria e Tiranës ka marrë dje në pyetje, ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin, në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderë.

Kujtojmë se disa javë më parë, u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pasi dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016-2017.

Kallëzimi penal është bërë nga Ministria e Financave, pas auditit financiar të kryer. Përveç Manjanit, Prokuroria ka marrë në pyetje edhe dëshminë e Petrit Vasilit , ndërsa është duke u verifikuar përgjegjësia e tyre.ylli manjani