AKTUALITET, 9 Prill 2019, 18:21

Grabitja në Rinas, reagon Lleshaj: Po luftojmë krimin, opozita na sulmon


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar në “Twitter” pas grabitjes së ndodhur sot në Rinas dhe deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi se policia është e angazhuar kundër banorëve tek Bulevardi i Ri dhe i ka hapur rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend.

Lleshaj thotë se sekretari i një partie antiparlamentare sulmon policinë edhe në momentin e një përplasje me armë me një grup kriminal.

“Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!

Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”, shkruan Lleshaj.