AKTUALITET, 9 Prill 2019, 17:57

Dhjetë milionë të grabitura në avionin drejt Vjenës, 40 të shoqëruar nga policia

Dhjetë milionë të grabitura në avionin drejt Vjenës, 40

Një shumë marramendëse, rreth 10 milionë euro dyshohet se janë grabitur sot në aeroportin e Rinasit, nga një avion që do të udhëtonte drejt Vjenës.

Kjo është shuma paraprake e konfirmuar nga burime policore por ende jo zyrtare. Paratë i përkisnin disa kompanive të sigurimit dhe sapo ishin ngarkuar në avion kur u morën nga autorët.

Në një urë pranë lumit ku u gjet dhe viktima, është gjetur furgoni brenda të cilit ka armatim.

Ndërkohë autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër, i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores. Ndërkaq bëhet e ditur se policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjengrabitja mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit.