AKTUALITET, 9 Prill 2019, 17:31

Grabitja në Rinas/ Avioni me motorrë të ndezur, 120 sekonda për të vjedhur 10 milionë euro

Grabitja në Rinas/ Avioni me motorrë të ndezur, 120 sekonda

120 sekonda për të grabitur 10 milionë euro brenda në avion.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rinas, rreth orës 15:00 ku si pasojë e një grabitjeje me armë zjarri, ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit. B

Burime konfidenciale, pohuan se janë grabitur plot 10 milionë euro, ndoshta një nga shumat më të mëdha që është grabitur në vendin tonë.

Grupi i armatosur, dhe i maskuar si ushtarakë, me mosha nga 20-30 vjeç brenda një furgoni të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ka ndaluar një makinë të një banke të nivelit të dytë në pistën e aeroportit, dhe ka marrë paratë.

Ata kanë kërcënuar autoblindin dhe kanë marrë paratë e kompanisë “Nazeri 2000”. Gjatë grabitjes ka patur një shkëmbim zjarri me Policinë, ku ata kanë qëlluar me armë dhe siç mësohet paraprakisht, një nga grabitësit është vrarë.

Ndërkohë, që në afërsi të Rinasit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Grabitja ka zgjatur vetëm 2 minuta. Në vendngjarje, policia, RENEA dhe FNSH.