TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasagjerët e avionit me të cilin do të udhëtonin sot paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit, kanë dëshmuar rreth grabitjes së sotme duke qënë se kanë parë nga dritaret e avionit momentet dramatike.
Mësohet se paratë kanë qenë në një avion të linjës Tiranë-Vjenë, ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë që do të udhëtonin drejt Austrisë drejt orës 15:05.
Pasagjerët kanë thënë se kanë parë personat të veshur me rroba si Komando të afroheshin tek barku i avionit dhe kanë kërcënuar punonjësit.
“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me kallashnikov punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, kanë thënë pasagjerët.
Më pas autorët kanë marrë paratë në barkun e avionit dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon. Pak minuta pas grabitje ka hyrë policia në avion dhe ka kërkuar pamje por pasagjerët kanë thënë se nuk kanë filmuar. Policia ka zbritur pasagjerët më pas nga avioni për të kryer hetime të mëtejshme.