TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje zbulohen lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në Rinas, ku rreth katër persona dyshohet se kanë marrë një sasi prej 10 milionë euro.
Fillimisht u raportua se grabitësit kishin marrë dy milionë euro, por tashmë është dalë në përfundimin se autorët kanë marrë paratë e katër blindave, që janë plot 10 milionë euro.
Shuma e grabitjes, është ndoshta më e madhja deri më sot në Shqipëri.
Si për ironi, grabitësit kanë qarkulluar me një mjet me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe pa targa.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me armë, mes grabitësve dhe policisë dhe më pas ka ndërruar jetë dhe është gjetur i vdekur pranë lumit Tërkuzë. Grabitja ka ndodhur brenda terminalit të aeroportit.
Dyshohet se paratë i përkisnin disa bankave të nivelit të dytë, por ende nuk bëhet e ditur emri i bankës.
Forcat RENEA vijojnë të jenë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë larguar drejt Fushë Krujës. Grabitësit kanë hedhur granata në drejtim të policisë.