AKTUALITET, 2 Janar 2019, 13:12

Grabitet autoblinda me 2.3 mln euro, përdoret fadroma për ta hapur /FOTO

Një autoblindë e transportit të parave është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bari të Italisë.

Katër persona që kanë qenë të maskuar i kanë dalë para mjetit dhe mësohet se kanë përdorur një fardromë për ta hapur. Brenda në makinë mësohet se gjendeshin rreth 2,3 milionë euro.

Po ashtu në grabitje është përdorur dhe një mjet tjetër i rëndë për të bllokuar rrugën.