TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani shfryn mbi Lushnjën, duke fituar 6-0 në javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë kanë bërë detyrën dhe kanë marrë tre pikët, madje duke realizuar goleadë. Gjashtë gola të shënuar, nga tre për secilën pjesën, dhe në fund “demat e kuq” iu gëzuan rikthimit te fitorja.
Bardhi arriti të shënojë dy golat e parë të takimit, ndërkohë që në shtesën e fraksionit të para të lojës ishte Belica që i çoi shifrat në 3-0.
Të kuqtë nuk u ndalën me kaq. Në të dytën te goli shkoi edhe Gerhard Progni që plotësoi “pokerin”, ndërkohë që Kardozo dhe Ramadani shënuan golat e parë me fanellën e kuq. 6-0 dhe Partizani mendon për transfertën e radhës me Teutën.
[gallery ids="75824,75825,75826,75827,75828,75829,75830"]