TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Meta ka dalë gjatë ditës së sotme në një konferencë urgjente për shtyp, ku ju është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama, se po çon letra në Bruksel për të minuar procesin e integrimit të Shqipërisë.
“Kësaj ju bë shumë jehonë nga zonja e bilalit”, tha Meta duke shpjeguar të vërtetën e letrës.
Meta ka lexuar letrën e plotë që i ka dërguar Komisionerit të KE ku i ka kërkuar çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me negociatat dhe me Gjykatën Kushtetuese Meta tha se nëse unë kam tre vjet që e them, pasi është shumica që kërkon të kapi edhe Gjykatën Kushtetuese.
Pa Gjykatë Kushtetuese nuk ka jetesë paqësore pasi nuk ka arbitër as në fushën politike dhe as në atë ekonomike. Ajo është garante e sovranitetit të shtetit.
Kam bërë përpjekje për ta bërë vendin me Gjykata Kushtetuese. Këtij problemi ti druhen ata që e kanë shkaktuar këtë problem.
“E kush po na bën moral, zonja e Bilalit që e bllokoi integrimin europian për tre vjet për çështjen e qarkut të Fierit”, tha Meta duku ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.