TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga pesë kandidatura të shoqërisë civile për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vetëm tre prej tyre i plotësojnë kriteret e parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Ata janë Alfred Balla, Entela Hoxha dhe Andi Muratej.
Dy kandidët që nuk i plotësojnë kriteret janë Vladimir Vladaj dhe Bledar Bejri. Sidoqoftë të pesë emrat do të kalojnë në procesin e verifikimeve prej Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Edhe pas marrjes së miratimit do të kalojnë në filtrin dhe votën e parlamentit.Pasi të zgjidhet ky anëtar i KLP-së pritet të bëhet zgjedhja e Kryeprokurorit të Përgjithshëm si dhe prokurorëve të SPAK-ut.