AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 19:02

Gjykata greke dënon kapitenin e Manchester United, pasi goditì policët dhe tentoi t'ju jepte rryshfet

Gjykata greke dënon kapitenin e Manchester United, pasi goditì
Kapiteni i ekipit të Manchester United, Harry Maguire, është shpallur fajtor nga një gjykatë greke, për sulm ndaj policisë, rezistencë ndaj arrestit dhe tentativë për dhënie rryshfeti, në ishullin Syros. Maguire u dënua me 21 muaj burg por e konvertuar në dënim me kusht. Futbollisti i ka mohuar të gjitha akuzat. Në gjykatë u pretendua se Maguire pasi ka sulmuar një oficer policie, ka tentuar të korruptojë policët grekë, duke i ofruar atyre rryshfet. Pretendohet nga ana e akuzës, se Maguire ka thënë: "A më njihni kush jam unë? Jam shumë i pasur, mund t'ju jap para". Futbollisti qëndroi për dy netë në një qeli në rajonin e policisë dhe më pas udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Avokati i Maguire i ka mohuar akuzat, duke i thënë gjykatës se futbollisti ishte goditur në mënyrë të qëllimshme nga policia, të cilët i kanë thënë se karriera e tij "mori fund". Po sipas avokatit të futbollistit, sherri ka nisur pasi Maguire mësoi se dy shqiptarë kishin tentuar të sulmonin motrën e tij dhe e kishin injektuar me një substancë, e cila i shkaktoi asaj gjendje të fikti. Avokati i policëve të sulmuar nga Maguire deklaroi se historia me shqiptarët është një shpikje e futbollistit. Maguire ka deklaruar se avokatët e tij do ta apelojnë menjëherë vendimin e gjykatës.

/TPZ.al/