SPORT, 7 Mars 2020, 22:22

Barcelona vuan, por fiton dhe rimerr kreun e renditjes

Barcelona vuan, por fiton dhe rimerr kreun e renditjes

Barcelona ka vuajtur jo pak në përballjen e zhvilluar pasditen e sotme në “Camp Nou” përballë Real Sociedad (2-0), por në fund ia doli të marrë tri pikët, falë një goli të shënuar nga kapiteni Lionel Messi dhjetë minuta para fundit të takimit dhe një tjetri nga Jordi Alba në shtesë.

Katalanët vinin pas humbjes në El Classico dhe ishin të karikuar maksimalisht për të marrë tri pikët, por ndonëse kontrolluan lojën tërë kohës, vuajtën jo pak për të gjetur golat që u dhanë edhe triumfin.

Rreth dhjetë minuta para fundit, arbitri akordoi një penallti, të cilën e mori përsipër dhe e ekzekutoi saktësisht Lionel Messi, ndërsa më pas Jordi Alba shënoi golin që vulosi suksesin e Barcelonës dhe që riktheu katalanët përkohësisht në krye të renditjes me dy pikë më tepër se Reali i Madridit.