AKTUALITET, 7 Shkurt 2018, 18:18

Kryemadhi merr Strategjinë e Zgjerimit të BE: Shpresojmë të kemi vendim pozitiv

Kryemadhi merr Strategjinë e Zgjerimit të BE: Shpresojmë të

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin zhvilloi një takim me Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, në Kryesinë e Kuvendit.

Vlahutin i dorëzoi Kryetares së LSI Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kryemadhi ka deklaruar se "Integrimi i Shqipërisë në BE i takon qytetarëve dhe si i tillë ne shpresojmë që brenda qershorit ne të kemi një vendim pozitiv për çeljen e negociatave."