TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia do të ekstradohet nga Turqia drejt Shqipërisë.
Ky vendim është marrë nga Gjykata e Lartë në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga vetë Izet Haxhia për disa media. Pritet që Ministria e Drejtësisë në Turqi, të vendosë për ekstradimin e tij.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari ,në vitin 1998.
Haxhia është kontaktuar nga televizioni News24, lidhur me këtë vendim të gjykatës turke. "Pas 12 vitesh u ra ndërmend për ektradimin tim. Pasi u arrestuan peshqit e mëdhenj, erdhi rradha ime", është shprehur Haxhia.
Haxhia ka bërë të ditur pak kohë më parë, se është dënuar gjithashtu edhe në Greqi për një tjetër vrasje.
/TPZ.AL/
