Renato Vesholli ka marrë një leje shfrytëzimi për vendosje tezge në pedonalen e qytetit pak metra larg bregut të liqenit. Kjo leje është tejkaluar nga subjekti duke u bërë objekt inspektimi dhe vënie gjobe nga punonjësit e shtetit të cilët janë dhunuar fizikisht nga pronari i tezgës.
Njëkohësisht ky subjekt vazhdon të mos respektojë lejen dhe punonjësit e shtetit të kërcënuar nga pronari vazhdojnë të heshtin. Gazetarët e Fiksit shkojnë të intervistojnë punonjësen e tatim taksave Enjela Karajfili e cila në datën 3 korrik është dhunuar nga pronari i subjektit në fjalë brenda në institucionin shtetëror.Ajo tregon për Fiksin se pasi kishte lajmëruar policinë bashkiake se Renato Vesholli kishte tejkaluar lejen, policia ka bërë inspektimin në terren duke i vendosur gjobë prej 2000 lekësh. Z. Vesholli ka shkuar në zyrën e punonjëses të shtetit e cila është dhunua fizikisht nga bashkëshortja e z. Vesholli. Punonjësja rrëfen për Fiksin se nuk mund t’i shkonte kurrë ndërmend që një grua myslimane e mbuluar me shami të mund ta dhunonte.
Punonjësja e tatim taksave vijon më tej rrëfimin duke thënë se: -Më kapi prej flokësh dhe më goditi , kam denoncuar në organet kompetente dhe do merren ata me këtë gjë. Sipas punonjëses së shtetit problemi më i madh dhe që atë e ka bërë të ndihet e zhgënjyer është se shteti nuk po bën asgjë, pasi zotëria vazhdon të shesë jashtë lejes. Gazetarët e Fiksit shkojnë të intervistojnë drejtorin e tatim taksave Vladimr Mato.
Ai thotë se duke qenë një zyrë e cila merret me mbledhjen e taksave vendore dhe inspektimin për zbatimin e lejeve të dhëna në terren, punonjëset kanë inspektuar subjektin duke vënë re shkelje dhe lajmëruar policinë bashkiake .Pas kësaj pronari i subjektit Renato Vesholli bashkë me të shoqen kanë shkuar në zyrën e punonjëses të tatim taksave duke e dhunuar atë fizikisht. Drejtori thotë se në ato momente ka qenë dhe ai prezent pa mundur dot të shmangin degradimin e dhunës.Gazetarët e Fiksit telefonojnë përgjegjësin e policisë bashkiake Kreshnik Çami i dhunuar fizikisht në të njëjtën ditë me punonjësen e tatim taksave. Ai tregon se subjekti është inspektuar përditë dhe nuk respekton lejen.
Inspektorët e bashkisë largohen nga subjekti, pasi kërcënohen nga pronari. Gazetarët e pyesin se përse nuk kanë kërkuar ndihmën e institucioneve të tjera, ai thotë se kanë vendosur një gjobë 2000 lekë.Gjithashtu ai thotë se për ditën që u godit ka bërë deklaratë, por për kërcënimet e mëvonshme nuk kanë kërkuar më ndihmë. Gazetarët i kërkojnë zotërisë një intervistë por ai thotë se ndodhet larg në terren.