AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 18:59

Pandemia e Covid, USAID i dhuron Shqipërisë 29 mijë teste


Usaid/Albania ka dorëzuar ditën e sotme (25korrik), 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në vendit tonë, njofton se kjo ndihmë është si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19, dhe se SHBA ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar pandeminë.

Postimi i Ambasadës Amerikanë në rrjetet sociale

”Usaid dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë.”