TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka grabitur dy minorenë brenda dy ditëve.
Mediat greke shkruajnë se pasi kreu vjedhjen e parë u identifikua nga policia, dhe teksa ishte në kërkim kreu vjedhjen e dytë.
Fillimisht, i arrestuai kërcënoi një 15 vjeçar jashtë shtëpisë së tij me thikë në mëngjes të martën e kaluar, ku i rrëmbeu një zinxhir ari dhe kryqin që mbante rreth qafës dhe u zhduk.
Sidoqoftë, policia i dinte detajet e tij, nga gjurmët e gishtërinjve në thikën e cila u gjet e hedhur në vend, ata nuk e arrestuan dot shpejt.
Grabitësi u rikthye mbrëmjen e së enjtes, kur iu afrua një fëmije tjetër të mitur i cili po shëtiste qetësisht duke i rrëmbyer telefonit celular.
Gjatë hetimit, u zbulua se autori ishte i njëjti, i cili u arrestua dhe iu referua prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Chalkida.