AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 19:39

Tetë raste të reja me Covid në Fier, mes tyre një vatër e re

Tetë raste të reja me Covid në Fier, mes tyre një vatër


Tetë raste të reja janë konfirmuar këtë të hënë në Fier duke e çuar në 72 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se mes rasteve të reja të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit një është vatër e re ndërsa rastet e tjera e janë kontakte.

Rasti i ri është një 80 vjeçar në Kuman të Rroskoveçit.

Ndërkohë numri i të infektuarve në vendin tonë deri më tani ka shkuar në 4880 persona mes të cilëve 144 kanë humbur jetën.