AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 21:09

“Është përfshirë një politikan”, flet një nga 6 të shoqëruarit në Elbasan për vrasjen e Ramazanit: Ngjarja për arsye konkurrence

“Është përfshirë një politikan”, flet


Një nga gjashtë të shoqëruarit e kësaj të hëne në aksionin e RENEA-s në Elbasan, për Abc News është shprehur se e gjithë kjo është farsë për çështje konkurrence. Sipas dëshmisë së Bujar Dervishit, sa herë që ka një ngjarje kriminale në aksin Peqin-Elbasan, policia ka shoqëruar Seit Manahasa, është hera e tretë që ndodh një gjë e tillë.

Dervishi është shprehur se në biznesin e Seit Manahasës është gjetur një armë, që duket se është vendosur qëllimisht, dhe kushdo qoftë i fshehur pas kësaj ngjarje do ta pësojë. Sipas tij të shoqëruarit nga policia për këtë ngjarje janë, Albert, Ymer dhe Seit Manahasa dhe Artur Tosku, ndërsa atë e kanë lënë të lirë.

Jam një nga të shoqëruarit që arrestohemi për ngjarje kriminale të ndodhura në aksin Elbasan-Peqin. Është e treta herë që në atë biznes policia e Shtetit na ka shoqëruar në lidhje me ngjarjet kriminale që ndodhin në Elbasan. Të shoqëruarr kemi qenë 5 unë u lirova, ndërkohë vijojnë të jenë të arrestuar tre nga familja Manahasa,  Artur Tosku. Dhe një tjetër emri i të cilit nuk më kujtohet. Të jesh në punën tënde dhe në biznesin tënd dhe të vijnë të të kontrollojnë me urdhër, kanë gjetur një armë që duket se është e vendosur nga konkurrentët”, është shprehur ai.