AKTUALITET, 27 Korrik 2020, 21:27

Bullgaria lehtëson masat kufizuese, nga nesër hap kufijtë për Shqipërinë, ja kushti që duhet të plotësoni

Bullgaria lehtëson masat kufizuese, nga nesër hap kufijtë


Qeveria bullgare ka lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë ka bërë të ditur që duke nisur nga dita e nesërme turistët nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Moldavia, Izraeli dhe Kuvajti  do të lejohen që të vizitojnë vendet e saj turistike.

Mirëpo sipas saj të gjithë personat duhet të kenë një test negativ të Covid-19  të 72 orëve të fundit. Po ashtu do të lejohen edhe turistët nga Ukraina që duhet të zbatojnë të njëjta kushte.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Bullgaria ka nevojë për turistë që vizitojnë Detin e Zi, pasi vizitat nga të huajt janë tkurrur shumë që nga përhapja e pandemisë.

uk.news.