TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ergys Agasin, i arrestuar më 26 gusht.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të pretendimeve të palës mbrojtëse, ndërsa Agasi do të vijojë të qëndrojë në qeli. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferat e dyshuara që lidhen me AKSHI-n.
Ndaj Agasit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza, mes tyre “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme”.