AKTUALITET, 28 August 2026, 16:22

Dash Shehi: Mbledhjet e Ramës si pleniumet e Enverit! Ripëtëritja e Berishës nuk do të sjellë asgjë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, deklaroi se mbledhjet e Edi Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat i ngjajnë pleniumeve të Enver Hoxhës.

“Këto që bën Rama janë burokraci partiake që nuk kanë më vlerë. Nuk ka çfarë sajon më. Këto janë si sajesat e shokut Enver nga fundi, sajonte pleniumi i katërt për tufëzimin… Është strategji që u desh nga protesta. Prej saj janë trembur”, tha Shehi i ftuar në A2CNN.

Më tej, Shehi kritikoi edhe Partinë Demokratike me ripërtëritjen e saj.

“Berisha mbajti një fjalim duke thënë “ripërtëritje”. Ripërtëritja është rilindje e PD-së. A bëri ndonjë gjë rilindja? Asgjë. Edhe ajo nuk do të prodhojë sepse si është ripërtëritje kur je po ti. Ripërtëritesh një herë, dy herë, tre herë… Edhe Rama nxjerr tani “Besën”, “Pasqyrën”… emra kot, emra bosh. Rama është në pozitë të ëvshtirë. Kur pushteti bëhet kaq i gjatë, nuk ke më çfarë sajon. Edhe Enver Hoxha bënte si këto “Besa”-t, por regjimi kishte përfunduar sepse nuk prodhonte më ekonomia. Edhe regjimi i këtij nuk prodhon më sepse ajo pak rritje nuk rishpërndahet në popull", deklaroi ai.