AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 17:09

Gjimnastja ekselente pozon nudo: Jam krenare për trupin tim

Gjimnastja amerikane që ka shkëlqyer në nota ka ndërmarrë hapine guximshëm duke u zhveshur totalisht. Ajo ka pozuar nudo dhe videoja e saj është bërë virale.

Katelyn Ohashi është një nga 21 “yjet” e sportit që kanë pozuar nudo për “ESPN Body Issue”.

Ajo ka rrëfyer për “TMZ Sports” se se arsyeja kryesore që e inkurajoi atë të zhvishej para kamerave ishte dëshira për t’i treguar botës se ndihesh mirë edhe kur je e cënueshme.

“Mundohem të vë në dukje defektet, mundimet dhe vështirësitë e mia. Jam krenare për trupin tim dhe për të gjitha papërsosmëritë e tij, kjo është gjithçka që duhet të them. Jam mësuar të zgjohem me shijen e gjakut ose hekurit në gojën time, sikur më vinin të vjellat nga të qenit kaq e uritur,”- u shpreh Ohashi e cila është e gjatë vetëm 1.47 m.

Gjimnastja 22-vjeçare tregoi se dikur kishte turp për trupin e saj dhe vuante çrregullime në të ngrënë.