TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjermania fitoi në frymën e fundit kundër Suedisë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, por pati edhe ndihmën e arbitrit dhe mungesën e vigjilencës së sistemit VAR.
Skandinavët protestuan në fushë dhe kanë të gjithë të drejtën të ankohen për një 11 metërsh të munguar që Marciniak nuk e akordoi në minutën e 12′ për ndërhyrje nga pas të Boateng ndaj Berg i vetëm drejt portës.
“Ky është një faull evident, mbrojtësi me këmbën e djathtë godet gjurin e sulmuesit që e ka të pamundur të godasë. Duhet të ishte penallti e karton i kuq dhe më e rëndë akoma është që VAR nuk e sinjalizoi” ka komentuar Graziano Cesari, ish-gjyqtari i njohur italian.