SPORT, 23 Qershor 2018, 22:04

Shpirti gjerman, përmbysja e madhe ndaj Suedisë

Minuta 90+4:42! Gjermani-Suedi 1-1. Gjermanët – me dhjetë lojtarë – janë thuajse jashtë Botërorit, pasi Suedisë do t’i mjaftonte vetëm një barazim kompromisi me Meksikës në ndeshjet e treta.

Por, një kryevepër e Toni Krosit, e çoi rezultatin në 2-1 i siguroi fitoren Gjermanisë, duke e mbajtur në ende në lojë, teksa ndeshjen e fundit do të ndeshet me Korenë e Jugut, që nuk ka grumbulluar ende asnjë pikë nga dy takimet e para.

Suedia shënoi e para me anë të Ola Toivonen (32’), ndërkohë që barazoi Marko Rojs (48’), i cili shpërdoroi një rast të artë, teksa tentoi të shënonte me thembër. Në të 90’+2, një shtyllë pingule nga ana e Brandt.

Gjendja në grupin F: Meksikë 6 pikë, Gjermani 3, Suedi 3 dhe Koreja e Jugut 0.

/TPZ.AL/