SPORT, 23 Qershor 2018, 19:08

Meksika hedh tjetër hap drejt kualifikimit, ylli i Totenhemit e ndëshkon me një kryevepër

Meksika hedh tjetër hap drejt kualifikimit, ylli i Totenhemit e

Meksika ka arritur të fitojë takimin e sotëm ndaj Koresë, duke fituar në shifrat 2-1. Në pjesën e parë do të ishte Karlos Vela ai që do të zhbllokonte shifrat, pasi ekzekutoi në mënyrën e duhur penalltinë e dhënë në favor të meksikanëve.

Pavarësisht përpjekje të shumta të Koresë, futbollistët e tyre nuk arritën të përmbyllnin saktësisht aksionet e tyre sulmuese. Hernandez do të shënonte golin e dytë për Meksikën, përpara se ylli i Totenhemit të shkurtonte shifrat në 1-2 me një kryevepër nga distanca.

Me këtë fitore Meksika ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt kualifikimit, ndërsa vëmendja është përqendruar në sfidën e mbrëmjes mes Gjermanisë dhe Suedisë.