SPORT, 24 Qershor 2018, 09:29

FIFA vendos për Shaqirin dhe Xhakën, nën hetim edhe trajneri serb

FIFA vendos për Shaqirin dhe Xhakën, nën hetim edhe trajneri serb

FIFA ka vendosur të nisë hetimet për dy lojëtarët shqiptarë të Zvicrës, për shkak të festimeve të tyre me shenjën e shqiponjës, pas golave në ndeshjen kundër Serbisë.

Sipas një deklarate të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të jenë subjekti i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFA.

Deklarata

Komisioni Disiplinori i FIFA ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh. Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.”