SPORT, 23 Qershor 2018, 12:47

Serbia nuk përmbahet nga dëshpërimi, ankohet në FIFA për fesimet dhe gjyqtarin

Serbia nuk përmbahet nga dëshpërimi, ankohet në FIFA

Serbët nuk arrijnë të përballojnë dëshpërimin pas humbjes nga Zvicra.

Mediat në Serbi raportojnë se Federata Serbe e Futbollit do të reagojë zyrtarisht për gjyqtarin e takimit, Felix Brych dhe për festimet e lojtarëve shqiptarë.

Aq larg kanë shkuar në shtetin fqinj sa që e cilësojnë provokim këpucën e Xherdan Shaqirit me flamurin e Kosovës.

“Zyrtarë të Federatës së Futbolilt të Serbisë, Savo Milloshevic dhe Jovan Shurbatovic kanë njoftuar për një ankesë në FIFA për gjykimin tendencioz të Felix Brych në ndeshjen Serbi 1-2 Zvicër”, bën të ditur RTS.

Serbia po ashtu sipas mediave serbe do të reagojë edhe për të ashqutuajtura “provokimet” e futbollistëve shqiptarë dhe tifozëve gjatë ndeshjes.

Mos përdorimi i sistemit VAR është një tjetër ankesë e serbëve për një rast të kontestueshëm të një penaltie.

Zvicra fitoi pas paraqitjes historike të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës të cilët shënuan dy supergola për fitoren e helvetëve.

Zvicra është një hap para kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.