AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 17:57

“Gjëra të bukura do të vijnë”, Kryemadhi: Opozita në rrugën e duhur

“Gjëra të bukura do të vijnë”, Kryemadhi:

Pas takimit me delegacionin e Parlamentit Europian i cili zbarkoi sot në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh se opozita nuk ka asnjë kthim pas, ndërsa pohoi se për shqiptarët do të vijnë gjëra të bukura.

Në një komunikim të shkurtër për mediat, e para e LSI-së tha se protestat treguan se opozita është në rrugën e duhur.

“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të këtë asnjë hap pas. Protestat e 16 shkurtit, 21 shkurtit dhe e djeshmja treguan se opozita është në rrugën e duhur.. Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët”, tha Kryemadhi.