TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Djali që i gjithë rrethi i tij e njihte si punëtor, të pa fjalë, të kulturuar dhe asnjëherë të përfshirë në probleme, mëngjesin e sotëm u gjet me plumb në gjoks i shtrirë në oborr të shtëpisë. Pa shenja jete. Gazeta Express sjell rrëfimin nga Qifllaku i Rahovecit ku u gjet i vrarë 32-vjeçari.
Mister i madh është krijuar për vrasjen e Naser Murselaj, 32 vjeç, nga fshati Qifllak i Komunës së Rahovecit. Kur dëgjon rrëfimin e familjarëve duket se kurthi është e menduar mirë nga personi që ia ka përgatitur vrasjen. Familja dyshon se krimi është kryer jashtë oborrit të shtëpisë sepse në vendin e ngjarjes (ku 32 vjeçari është gjetur i vdekur), nuk janë parë shenja të gjakut. Familja nuk ka dëgjuar as krisma të plumbave.
Djali i xhxhait të Naserit, Xhaviti, rrëfen për ngjarjen e rëndë.
“Naseri u gjet në oborr i mbytur, tani e kemi lajmëru rastin në polici. Në orën gjashtë të mëngjesit e kemi pa trupin, as krisma nuk kemi dëgju…as shenja në fytyrë nuk ka pas.”, thotë Xhaviti.
Dyshon se krimi ka mundur të ndodh në ndonjë lokacion tjetër sepse nuk janë dëgjuar krisma e as nuk janë parë shenja gjaku në vendin ku Naseri është gjetur i vdekur.
“Policia e pa se e ka një shenjë në gjoks me plumb. Tani thanë se ka dyshime mos është i ardhur nga ndonjë vend tjetër se në oborr nuk paska shenja dhe gjak”, rrëfen Xhaviti.
Xhaviti që kishte ndenjur me Murselin mbrëmë deri në orën 20:00, shprehet i habitur se si ka mundur të ndodhë vrasja. Pasi për personalitetin e djalit të xhxhait flet vetëm fjalë të mëdha.
“Probleme s’ka pas me kerkond, u kan djalë i mirë dhe punëtor. Ka punu me mbet gjallë. As s’ka pas borxhe as ngatërresa. Veç ka qeshë, kumedit në çfarë problemi me kanë ai ka qesh. Ai ju ka ikë ngatërresave. Nuk u përla me llafe me ardhë deri te konflikti i madh. Brenda katunit as në rrethinë s’kemi pas telashe”, thotë Xhaviti