TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një hetim që synonte zbulimin e një grupi të madh të trafikut të drogës çoi në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e mbi 1 kg e gjysmë drogë të llojeve të ndryshme.
Më konkretisht janë sekuestruar 720 gram kokainë, 770 gram hashash dhe 230 gram marijuanë.
Në pranga përfundoi një 57 vjeçar shqiptar me iniciale S.M banues në Faenza, punëtor në bujqësi. Pjesa më e madhe e drogës u gjet gjatë një kontrolli brenda shtëpisë së tij.
Gjatë aksionit u sekuestruan edhe 5 mijë euro cash, të konsideruara të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. 57-vjeçari u dërgua në burgun e Ravenës.
Arrestimi erdhi pas një operacioni tjetër kundër drogës i kryer nga policia në Forli ku u arrestua një 43 vjeçar italian. Ai u kap me 70 gram kokainë dhe rreth 1 mijë euro.
Shqiptari jeton prej vitesh në zonë me gruan dhe fëmijët e rritur.