TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të jesh David Beckham ka shumë përfitime por jo kur vjen puna tek ligji. Ish-kapitenit të Anglisë i është marrë patenta për gjashtë muaj pasi u kap duke drejtuar automjetin teksa përdorte celularin.
Për këtë shkelje, Beckhamit iu hoqën 6 pikë në lejen e drejtimit, e po kaq është ndëshkuar edhe më herët për shkak të lëvizjes me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Por telashet nuk kanë të mbaruar për 44-vjeçarin! Ish-futbollisti Beckham është gjobitur edhe me 750 paund për shkeljen dhe u detyrua të paguajë 100 paund shpenzime për hetimet.
Edhe në shtator, Beckham u akuzua se për tejkalim shpejtësie. Babai i 4 fëmijëve pranoi edhe asokohe se kishte ecur me shpejtësi 95 km/h në një zonë ku nuk lejohej më shumë sesa 64 km/h.