TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luan Daci ka folur pas vendimit të GJKKO për ta dënuar me gjashtë muaj burg për deklarim të rremë të konvertuar në 12 muaj pezullim nga detyra si anëtar i KPA.
Daci ka theksuar se nuk ka falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën e tij, ndërkohë që GJKKO e dënoi për shkak se nuk ka deklaruar se u shkarkua në vitin 1997.
Nga ana tjetër ai ka theksuar atë që paralajmëroi dhe avokati i tij, që çështja dhe përballja me drejtësinë vijon tashmë në Apelin e GJKKO.
“Nuk kam falsifikuar asnjë dokument tërë jetën. Atë do e gjykojë Apeli, Apeli e ka gjykuar.’’- tha Daci.