TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas gjetjeve të raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin nënvizohej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.
Sipas kryedemokratit, raporti kritik mbi situatën ekonomike në vendin tonë konfirmon atë që prej kohësh PD i ka kërkuar qeverisë Rama: më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.
Basha ka cituar një pjesë të raportit ku thuhet se paketat e mbështetjes për Covid-19 në Shqipëri janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor.
Kreu i PD-së ka mbyllur shkrimin e tij duke theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i...
Posted by Lulzim Basha on Tuesday, December 1, 2020