AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 12:00

“Rama i çon paratë e shqiptarëve në plehra”, Basha takim me pensionistët: Qeveria nuk ka prioritet shëndetin e qytetarëve

“Rama i çon paratë e shqiptarëve në plehra”,

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me pensionistes duke u njohur me shqetësimet e tyre.

Basha është ndalur tek çifti i pensionistëve Martini, ku edhe deklaroi se qeveria nuk ka prioritet shëndetin.

“Sot me qindra mijëra pacientë nuk kanë ku të përplasen. Infektivi ka dalë jashtë loje.

Ka 120 ditë që nuk shkon në punë dhe firmat i vendosin për t’i çuar paratë e shqiptarëve në plehra.

Duhet mbrojtur jeta dhe shëndeti i njerëzve duke u nisur nga mosha e tretë. Paratë duhet t’ja çojmë njerëzve dhe ekonomisë”, u shpreh Basha.

Gjatë bisedës me pensionistët Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk e merr paketën e propozuar nga PD, sepse sipas tij nuk arrin ta kuptojë. “Rama nuk i merr dot pikat e PD se nuk i kupton”, u shpreh ai.