AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 10:22

SPAK kërkon një vit burg për Luan Dacin, akuzohet për falsifikim dokumentesh

SPAK kërkon një vit burg për Luan Dacin, akuzohet për

Prokuroria këtë të martë ka shpallur pretencën për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Në pretencën e saj Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Ndërkohë Kolegji i Posaçëm i Apelimit pak muaj më parë vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.