TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Presidenti i SHBA-ve, George W.Bush, ka reaguar për vrāsjen e afro-amerikanit George Floyd.
Bush e ka cilësuar si vrāsje britale, ndërsa ka shtuar se është koha që Amerika të “shqyrtojë dështimet tragjike”.
Nëpërmjet një deklarate të përbashkët me gruan e tij, Laura Bush, ai ka kërkuar që t’i jepet fund rācizmit në Amerikë.
“Unë dhe Laura jemi të pikëlluar nga vrāsja brutale e George Floyd. Është koha që Amerika t’i ekzaminojë dështimet e veta tragjike – dhe teksa e bën një gjë të tillë, t’i shohë edhe disa prej fuqive të saj të shërbimit”, thuhet në deklaratë.
Më tej ish-çifti presidencial deklaron se është dështim tmerrues që shumë afro-amerikanë keqtrajtohen dhe kërcënohen në vendin e tyre.
“Mbetet një dështim tronditës që shumë afrikano-amerikanë, veçanërisht burra të rinj afrikano-amerikanë, keqtrajtohen dhe kërcënohen në vendin e tyre.
Është fuqi kur protestuesit, të mbrojtur nga zbatuesit e përgjegjshëm të ligjit, marshojnë për një të ardhme më të mirë.
Kjo tragjedi – në një varg të gjatë tragjedish të ngjashme – ngrit një pyetje që është dashur të bëhej qëmoti: Si ta ndalim rācizmin sistematik në shoqërinë tonë?”, thuhet në deklaratë.
Bush ka theksuar se shumë amerikanë nuk besojnë te drejtësia e vendit të tyre. Në deklaratë thuhet se duhet të dëgjohen zërat e shumë prej atyre që po vuajnë dhe po mbajnë zi.