AKTUALITET, 2 Qershor 2020, 22:37

Sërish shifra të larta nga Maqedonia e Veriut, 67 raste të reja me koronavirus

Sërish shifra të larta nga Maqedonia e Veriut, 67 raste të reja

Sërish shifra të larta vijnë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 67 raste të reja me COVID-19.

Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe. Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar me Covid-19 2.382 persona, 141 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Shifrat e përkeqësuara të ditëve të fundit kanë detyruar autoritetet të mendojnë për një rikthim të masave shtrënguese në disa qytete, aty ku situata paraqitet më e rrezikshme, shkruajnë mediat.