AKTUALITET, 2 Qershor 2020, 20:40

Zbulohen 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, katër pacientë shërohen

Zbulohen 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, katër

Identifikohen 13 të reja me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik testoi 193 mostra, nga të cilat rezultuan rastet e reja.

Instituti po ashtu bëri të ditur se sot janë shëruar katër pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 847.

Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me koronavirus, ndërsa 30 prej tyre kanë vdekur.