AKTUALITET, 2 Qershor 2020, 21:03

‘Zgjedhorja’/ Soreca pas takimit me Këshillin Politik: Për BE-në me rëndësi përmbushja e kushteve

‘Zgjedhorja’/ Soreca pas takimit me Këshillin Politik: Për

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi pak pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik se qasja kontriktive do të vazhdojë dhe ditën e nesërme.

Në një prononcim për mediat diplomati tha se e rëndësishme është që të përmbushen kushtet dhe të nis anëtarësi i Shqipërisë drejt BE-së.

Të vazhdojë qasja konstruktive edhe nesër. Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Ne kemi bashkërenduar punën e anëtarëve të këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të nisin anëtarësimin sa më shpejt. Dua të falënderoj palët që mbajnë qasje konstuktive që treguan sot e uroj që dhe nesër të vazhdojnë me këtë qasje konstruktive”, tha ai.