AKTUALITET, 2 Qershor 2020, 22:49

Thaçi: Qeveria e re do të ketë mbështetjen time

Thaçi: Qeveria e re do të ketë mbështetjen time

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria e re do ta ketë mbështetjen e tij.

“Nga nesër është një mundësi për një kapitull të ri, se sa do të shfrytëzohet i mbetet kohës dhe njerëzve që do të marrin përgjegjësin për të dëshmuar”, është shprehur Thaçi, në një intervistë për RTV21

Duke folur për dialogun, kreu i shtetit ka theksuar se Qeveria e re duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë. “Të punojmë së bashku pozitë-opozitë, të punojmë që çdo zgjidhje që mund të pranohet prej Kosovës natyrisht duhet të kalojë përmes Kuvendit ose unë jam edhe përmes referendumit”, deklaroi Thaçi.

Kujtojmë se, seanca për formimin e Qeverisë së re është caktuar të mbahet nesër në orën 11:00.