TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Intervista e trajnerit të Partizanit Skënder Gega, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport 3, në përfundim të derbit të kryeqytetit, ku “të kuqtë” triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Tiranës.
Mendoni se kjo ishte kjo fitorja më e bukur?
Në shumë pika po, pasi janë dy klube legjendare. Në radhë të parë doja të shprehja ngushëllim për humbjen e sportdashësit tonë, pasi ishte një moment emocionues për ne, që u krijua që në fillim të takimit. Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë dhe lojtarët zbatuan mirë detyrat, duke mbajtur kundërshtarin nën kontroll.
Ku mendon se e fitoi Partizani këtë sfidë?
Ishim përgatitur për këtë mënyrë loje dhe jemi munduar për të mbajtur larg kundërshtarin nga zona ku mund të na hapte probleme. Në këto ndeshje janë edhe rastet që vendosin. U stërvitëm që kundërshtarët të mos kishin mundësi të qarkullonin topin. Kishim mosmarrëveshje në krahun e majtë, por e zgjidhëm.
E keni artikuluar me vështirësi pjesën e objektivave madhorë. A mendoni se është ky Partizan për titull?
Të jem i sinqertë nuk e marr përsipër të marr të them jemi për titull. Të gjitha ekipet janë pretendente. Jam i kënaqur që po rritemi dhe po kuptojmë njëri-tjetrin, por për konstatime të tilla, duhet ende shumë kohë. Pretendimet janë, por nuk mund të them se jemi për kampion.
Asani duket se ka një tjetër nivel loje, nën drejtimin tuaj?
Kam një grup të mirë futbollistësh. Kur kam ardhur, e kam pasur të vështirë me Asanin, por sërish mund të them se lojtari ka kualitet dhe i ka bërë mirë detyrat e tij.
Ka ndryshuar skuadra, apo klubi ka pasur të drejtë në merkato?
Klubi besoj se ka bërë maksimumin deri në fund për t’u përforcuar. Asnjëherë nuk kam dashur të fyej grupin që kam në dispozicion, ndaj nuk kam folur asnjëherë për emra në merkato. Telushin për shembull e kam pasur në ekipin kombëtar dhe sot është ai që është dhe unë pata besim te ai. Kjo ka qenë puna e mirë që kemi bërë. Kampionati është i gjatë, prurjet me emër të madh nuk kanë ekzistuar, por jam i kënaqur. Tani na pret një sfidë e vështirë me Teutën dhe duhet të lëmë pas festën e derbit.
Për kë bën tifo nesër, për Teutën apo Skënderbeun?
Nuk më intereson Skënderbeu, sepse unë kam luajtur me ta, ndaj dua të studioj me vëmendje Teutën. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë.