TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga një shqiptar, i cili merrej me shitjen droge.
I arrestuari është Mateo Kupi, 23 vjeç, i cili u kap edhe në maj 2017, në komunën e Olginatit, me 21 doza kokainë dhe 700 euro.
Ai ishte një nga personat e kërkuar në lidhje me operacionin “Viale 2017”, që hodhi dritë mbi atë që quhej “qendra e thirrjes” së drogës.
Nga operacioni ku u kap 23-vjeçari shqiptar janë arrestuar 17 persona në total, 12 prej të cilëve janë nën masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë ndodhen në arrest shtëpie. Mediet Italiane bëjnë me dije se grupi kishte kryer, 8,000 furnizime të konfirmuara të drogës me një vlerë totale prej 300 mijë euro.
Operacioni i cili ka filluar që në maj të vitit 2017 vijon akoma, gjë që ka mundësuar zbulimin e grupit që merret me furnizimin me drogë në krahinat e Lecco-s, Como, Monza dhe Brianza, Milan dhe Varese.