TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas deklaratës për media të Drejtoreshës së SHÇBA, Anila Trimi, në të cilën “kryqëzohej” nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili denoncoi kërcënimin ndaj tij nga djali i deputetit socialiste Rrahman Rrahja, në prani të këtij të fundit, kryetarit të grupit të PS dhe kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.
Noka e quan të turpshme deri në neveri reagimin e Ministrisë së Brendshme dhe heshtjen e Prokurorisë.
Ai shkruan: “E turpshme deri ne neveri reagimi i Ministrise Brendshme .Po ashtu dhe heshtja e varrit e prokurorise .E kryqezuan, e shpallen armik e tradhetar Emiljano Nuhun njelloj si para ca kohesh Zaganin.Dhe pse??Sepse zbuloi ca pete te lakrorit te krimit te pushtetit. Dhe pse?? Se tregoi me ze dhe me figure qe komisariatet e policise jane mbushur horra dhe bandite dhe ushtare te krimit dhe se policia eshte bere njesh me krimin , drejtohet prej ti dhe i sherben krimit dhe pushtetit dhe jo shtetit, ligjit dhe qytetareve. Dhe pse??Se tregoi qe ne kete pushtet, po je qytetar i thjeshte e i pambrojtur si Xhisela mund te dhunohesh, mund te masakrohesh, mund te te ndodh cdo gje dhe nuk do gjesh dere policie a prokurorie ku te ankohesh apo denoncosh banditet e pushtetit .Dhe pse ??Se tregoi se po mbrojte ligjin dhe te drejten edhe mund te vritesh ose ne i shpeton vrasjes shpallesh si armik e kryqezohesh si tradhetar”.
Më tej ai shprehet: “Asnji mase apo hap ndeshkimi ligjor edhe sot e kesaj dite per perdhunuesin me pushtet te cilin vetem sa nuk e heroizuan..Asnje fjale nuk u tha per viktimen e perdhunuar dhe te masakruar .Policia dhe prokuroria luajne ping -pong me kete ceshtje thjeshte per te corientuar dhe turbulluar opinionin publik .Kjo eshte “Policia qe duan” pushteti dhe krimi por jo shqiptaret..Kjo eshte prokuroria politike e partise(PPP).Ky eshte shteti qe po ndertojne .shtet krimi por keta e quajne shtet. Duhen rrezuar. Me cdo menyre e cdo mjet .Sot se neser do jete vone..”