AKTUALITET, 18 Prill 2019, 21:57

Gazetari citon ministrin holandez: Shqiptarët kanë linjën e tyre të kokainës, në Shqipëri ka rrjedhje informacioni

Gazetari citon ministrin holandez: Shqiptarët kanë linjën e tyre


Në emisionin “Opinion”, ku po diskutohet mbi votimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, gazetari Vincent Triest është shprehur se, nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime.

Sipas tij, duke iu referuar dhe bisedave me ministrin holandez, si u shpreh se shqiptarët kanë linjën e tyre të kokainës nga Amerika Latine në Holandë duke qenë edhe dominant në tregun holandez.

Ai shtoi se, shqetësim tjetër për autoritetet holandeze është rrjedhja e informacionit në Shqipëri.

“Nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime. Trafikantët e drogës dhe kokainës shtetasit shqiptarët janë dominantë. Unë fola vetë me ministrin që erdhi para dy javës në Shqipëri, ai tha trafikantët shqiptarë kanë linjën e tyre nga Amerika e Jugut. Problematik është rrjedhja e informacion, sjell informacion të veçantë këtu në Shqipëri dhe me pas rrjedhin”. u shpreh Triest.