TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kryeprokurori, kush do të jetë? Kjo ka qenë tema e tretë e emisionit “JAVA”. Duke folur në studio, Lorenc Vangjeli tha se kushtet e vendosura i plotësojnë vetëm 15 prokurorë.
Por sipas insertit në RTSH, vetëm dy prej tyre kanë eksperiencën më të gjatë dhe ata janë Thoma Jano dhe Adnand Kosova.
Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se reformanë Drejtësi është kushti themelor dhe zbatimi i saj në terren do të jetë i rëndësishëm për të përcaktuar datën e hyrjës së Shqipërisë në BE.
Hoxha tha se Rama e ka tashmë një listë me emra, sikurse edhe opozita ka pasur preferencat e veta.
“Një nga emrat duke qenë edhe më i vjetri në karrierë është Thoma Jano. Aktualisht është shefi i Përgjimeve në Prokurori” – tha Hoxha duke shtuar se ky emër mund të jetë Kryeprokuror i Përkohshëm.
Ai tha se Adnand Kosova është cilësuar gjithmonë si njeri pranë Partisë Demokratike dhe ka mbajtur postin e zv.ministrit në kohën e Fatos Nanos.
Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli komentoi rolin e misionit OPDAT-EURALIUS dhe kritikat nga opozita për shkelje të sovranitetit.
“Shqipëria është një vend gjithnjë e më pak sovran për të mos lejuar ndëshkimin e mëkatarëve” – tha Lorenc Vangjeli.